Bunjaku duhet të ftojë në Përfaqësuese lojtarë nga Super Liga

Bunjaku duhet të ftojë në Përfaqësuese lojtarë nga Super Liga

Çfarë të shtyn që ende të qëndrosh në futbollin kosovar?

Prej që jam rikthyer në Kosovë çdo gjysëm sezon kam pasur oferta të largohem nga klubi, sidomos ekipet e Shqipërisë , por ecurija e mirë që kemi pas dhe serioziteti i klubit edhe kryesisë në të gjitha aspektet më kanë bërë shumë të lehtë qëndrimin në Feronikel.

Jeni kampion me Feronikelin, a beson se do të shpalleni përsëri në këtë sezon?

Qëllimi i vetëm i joni është te dalimi kampion. Çdo gjë tjeter për ekipin që e kemi është dështim edhe jam shumë i bindur që do të shpallemi kampion. Do ta mbajmë premtimin që e kemi japur, që këtë titull ua kemi premtuar ish-kryetarit Nexhat Demaku dhe vëllezërve të tij që janë dënuar padrejtësisht, që kanë bërë shumë për Feronikelin.

behari3

Cili është trajneri më i miri në me te cilin je stërvitur, çfarë e dallon atë nga të tjerët?

Kam punuar me shumë trajnerë, thuajse të gjithë kanë qënë shumë të mirë dhe marrëdhëniet i kam pasur gjithmonë shumë mirë me të gjithë. Secili trajner e ka punën e vet dhe metodën që punon, që i dallon secilin prej njëri-tjetrit.

Kur u shfaqe në futboll, të gjithë kishin shpresën në ty, por si duket jo edhe përzgjedhësi Albert Bunjaku?

Për çdo lojtar, Përfaqësuesja është pika më e lartë që një lojtar e arrinë, une para pranimit në FIFA e UEFA gjithmonë jam grumbulluar pikërisht nga trajneri Albert Bunjaku ku gjithmonë më ka vlerësuar si lojtar, si dhe kam marrëdhënie shumë të mira me trajnerin Albert Bunjaku.

Për momentin në pozitën time ka lojtarë që luajnë në Europë dhe trajneri mendon që japin më shumë, është shumë normale kjo. Shpresoj të kenë sukses e të na bëjnë krenarë të gjithve sepse me të vërtetë e kemi pritur shumë gjatë që ta shohim Kosovën në Eliminatore për kompeticionet e mëdha si Kampionati Botëror e ai Europian.

behari4

Eksperienca juaj me Partizanin e Tiranës, cili është dallimi i Kategorisë Shqiptare dhe asaj të Vala Superligës së Kosovës?

Në Partizan kam kaluar shumë mirë dhe kam marrëdhënie shumë të mira si me kryetarin Gazdemi po ashtu me tifozët Guerilsat. Ende kam kontakte me disa lojtarë që ishim pjesë e Partizanit. Shpresoj të dalin kampion se e meritojnë të gjithë edhe janë duke e pritur shumë gjatë besoj që ky do të jetë viti i Partizanit. Liga e Shqipërisë është në nivel më të lartë se ne, sepse ata janë të pranuar që një kohë bukur të gjatë.

Aty luajnë shumë lojtarë të huaj me kualitet të mirë, kontrata shumë më të mira, me paga më të larta se në Kosovë të cilat e bëjnë dallimin. Ata i marrin lojtarët shumë cilësor, kanë fusha më të mira në të gjitha aspketet. Janë një hap para nesh, po unë besoj fuqishëm që pas pranimit do të përparojmë shumë shpejt, sepse ne kosovarët jemi të dashuruar në futboll dhe punojmë shumë korrekt në futboll, rast konkret e kemi kryesinë e Feronikelit kështu siç janë duke punuar, për 10 vjet besoj që do të jemi liga më e fortë me shtetet që rrethohemi.

behari

Si e shihni ecurinë e Përfaqësueses se Kosovës në kualifikime, a ka lojtarë nga Superliga që duhet të jenë aty?

Përfaqësuesja jonë është në një grup shumë të vështirë. Shpresoj që të grumbullojnë sa më shumë pikë që të rritet morali te lojtarët dhe të arrijnë një indentitet, sepse më të vërtetë kemi lojtarë shumë të mirë dhe të rinj në Përfaqësuese.

Unë ftoj fuqishëm që të ftohen gjithmonë më shumë se tre lojtarë nga Superliga e Kosovës, e më shumë të jenë lojtarë të rinj, pasi lojtarët çdoherë duhet të dijnë se munden të jenë pjesë e Përfaqësueses dhe të punojnë më shumë. Besoj fuqishëm se motivi i lojtarëve të ri do jetë shumë më i lartë, lojtar që i kam çdo herë në stërvitje edhe i shoh që janë të rinj dhe shumë të talentuar si për shembull: Mendurim Hoti, Haxhi Shala dhe Ard Limani, por ka edhe shumë lojtar të ri në ekipet tjera që janë shumë të talentuar. /Periskopi.com

Shpërndaje në: