Investimi në arsim, Abdixhiku: Një miliard euro për çerdhe dhe shkolla

Investimi në arsim, Abdixhiku: Një miliard euro për çerdhe dhe shkolla

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Gjakovë, ka premtuar 1 miliard euro për çerdhe dhe shkolla.

Sipas tij kjo do të bëhet që asnjë nënë të mos detyrohet të zgjedhë mes punës dhe fëmijës.

“Një miliard euro për çerdhe dhe shkolla. Që asnjë nënë të mos detyrohet të zgjedhë mes punës dhe fëmijës. Që asnjë fëmijë të mos mbetet pas për shkak të varfërisë. Që shkolla të bëhet hapësirë zhvillimi, jo mbajtje fëmijësh”, deklaroi Abdixhiku.

Shpërndaje në: