Inzaghi: Juventus është ekipi më i mirë në Europë me Ronaldon
Juventusi është ekipi më i mirë në Europë me Cristiano Ronaldon, sipas ish-lojtarit të Milan, Filippo Inzaghi.
Ky i fundit është trajner i Bolognas e sonte do ta ketë përballë Juventusin e Allegrit.
”Juventusi është ekip dominues në Itali dhe ata ishin afër ta bënin të njëjtën gjë edhe në Europë, kur humbën në finale”.
”Me Cristiano Ronaldon, i cili është lojtari më i mirë në botë, Juventusi është ekipi më i mirë në Europë ose një nga më të mirët. Por kjo nuk është gjë e re, sepse të gjithë e dinë”, tha njeriu me më shumë ”offside” gjatë karrierës së tij.
Për ndeshjen që luan sonte ndaj Juventus, ai u shpreh: ”Do jetë e vështirë, vetëm nëse luajmë në mënyrë prefekt. Mund të befasojmë, siç e bëmë ndaj Romës”./Periskopi/



