iPhone bie në liqenin e ngrirë, gjendet pas një viti dhe punon sërish (Foto)
Ai ka menduar se telefoni që i ra në ujë në mars të vitit të kaluar, ka humbur përgjithmonë dhe e ka blerë një tjetër, transmeton Telegrafi.
Por, pasi uji i liqenit është tharë, në atë vend ka shkuar Daniel Kalgren, që kërkon gjësende të ndryshme me detektorin e metalit. Ai e ka gjetur pajisjen e zgjuar nën disa centimetra baltë dhe e ka marrë me vete.
Gjendja e telefonit në momentin kur është nxjerrë nga balta
Pasi e ka pastruar dhe e ka vënë në oriz për disa orë, e ka lidhur kabllon për mbushje dhe telefoni është ndezur.
Me të parë se kush është pronari, Kalgren e ka kontaktuar për ta njoftuar për gjetjen që ka bërë në liqe.
iPhone i pastruar dhe me bateri të mbushur
Tani që Guntrum e ka një telefon tjetër, këtë iPhone 4 që punon si më parë do të ja falë nënës. /Telegrafi/





