Ipko Superliga, ja kush e gjykon derbin e Anamoravës

Ipko Superliga, ja kush e gjykon derbin e Anamoravës

Në kuadër të javës së shtatë të IPKO Superligës na pret derbi i nxehtë dhe më i bukuri në Kosovë, mes Gjilanit dhe Dritës.

Duke e parë rëndësinë e këtij takimi, gjykimi i është besuar Genc Nuzës, i cili posedon edhe licensën e FIFA-së për ndarjen e drejtësisë në takime botërore. Asistentët e Nuzës do jenë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati, si gjyqtarë i katërt.

Ndeshjet e tjera do gjykohen nga:

Trepça ’89 – Ferizaj (Tefik Maloku, Alban Ejupi, Meriton Berisha dhe Bardh Ajeti)

Drenica – Ballkani
 (Selim Isufi, Benon Këpuska, Imran Kabashi dhe Dardan Çaka)

Feronikeli – Liria (Shpëtim Murtezi, Driton Preniqi, Besnik Morina dhe Mervan Bejtullahu)

Llapi – KEK-u (Erdall Zastella, Fatmir Abrashi, Gzim Mehmeti dhe Arben Halilaj)

Prishtina – Flamurtari (Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Alban Shala)

/Periskopi/

 

Shpërndaje në: