Irani lëshon raketa të tjera drejt Izraelit

Irani lëshon raketa të tjera drejt Izraelit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se Irani ka lëshuar raketa të tjera drejt Izraelit.

Sipas ushtrisë izraelite, janë aktivizuar sirenat e alarmit për sulme ajrore dhe qytetarëve u është kërkuar të strehohen, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore po përpiqen t’i rrëzojnë raketat.

Ndërkohë, Katari njoftoi se forcat e tij të armatosura kanë rrëzuar 17 raketa balistike dhe gjashtë dronë të lëshuar nga Irani.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit ka njoftuar se sulmet u interceptuan me sukses dhe nuk ka raportime për viktima, raporton BBC.

Më herët ishte raportuar për një shpërthim në kryeqytetin Doha, i cili dyshohet se lidhet me këto sulme.

Shpërndaje në: