Irani zotohet të përdorë raketa të fuqishme, refuzon bisedimet me Trump

Irani zotohet të përdorë raketa të fuqishme, refuzon bisedimet me Trump

Teherani ka paralajmëruar se do të vazhdojë të përdorë raketa të fuqishme nëse konfliktet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre përshkallëzohen, ndërsa ka refuzuar mundësinë e bisedimeve me presidentin amerikan, Donald Trump.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka hedhur poshtë pretendimet e SHBA-së se programi i saj i raketave është shkatërruar, duke thënë se po vendos predha në numër më të madh dhe me koka bërthamore që peshojnë më shumë se 1 ton për të mbrojtur territorin.

Në një deklaratë për mediat shtetërore, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, theksoi se vendi nuk do të hyjë në negociata me administratën e Trumpit pa garancinë se sulmet nuk do të përsëriten dhe pa pranimin e përgjegjësisë nga SHBA dhe Izraeli.

“Edhe nëse SHBA-ja dhe Izraeli kërkojnë armëpushim, kjo duhet të paraqitet kur Irani të jetë i sigurt se nuk do të sulmojë përsëri dhe të ketë pranuar përgjegjësinë për veprimet e tij. Ata nuk mund të vijnë tek ne dhe të thonë armëpushim, dhe ne të themi në rregull. Ne kemi epërsinë. Planet e tyre kanë dështuar dhe ata nuk i kanë arritur qëllimet e tyre. Irani i ka dëmtuar rëndë Izraelin dhe SHBA-në. Shikoni gjendjen e energjisë globale dhe ekonomisë globale. Ne kemi epërsinë dhe ne do të vendosim se kur do të përfundojë lufta”, deklaroi ai.

Ndërkohë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do ta godasë Iranin “20 herë më fort” nëse ndalon anijet cisternë të naftës në Ngushticën e Hormuzit, disa orë pasi tha se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt” .

Shpërndaje në: