Iranianët protestojnë pas kërcënimeve të Trumpit, urat dhe centralet energjetike mbushen me njerëz
Qytetarët e shtetit të Iranit, janë mbledhur pranë centraleve energjetike dhe urave në pjesë të ndryshme të vendit, pas deklaratës së fundit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i cili tha se nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit do të godas urat dhe centralet energjetike iraniane.
Sipas Skynews, protesta erdhi pasi një zyrtar iranian u bëri thirrje qytetarëve e të formojnë “zinxhirë njerëzorë” rreth infrastrukturës kyçe, e cila mund të jetë objektiv i sulmeve nga ShBA-të dhe Israeli, transmeton Klankosova.tv.
Një video e shpërndarë nga Fars News Agency tregon një grup qytetarësh duke mbajtur një flamur të madh iranian mbi urën ikonike Pol Sefid, në jugperëndim të Iran.
Këto zhvillime vijnë në një kohë të tensionuar, pas paralajmërimeve të forta nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe përshkallëzimit të situatës në rajon.





