Irina i hakmerret Lady Gaga’s pasi kjo për pak sa nuk ia puthi frajerin në Oscars
Edhe pse shumë besojnë se bëhet fjalë vetëm për aktrim, nuk mund të diskutohet se Bradley Cooper dhe Lady Gaga i kanë dhënë medias dhe publikut material se janë në lidhje intime. Ndaj gjithë kësaj nuk ka mbetur indiferent Irina Shayk, e cila nuk e përcjellë më Lady Gaga në Instagram.
Ndërprerja e ndjekjes në Instagram nuk do të kishte tërhequr shumë vëmendjen sikur të mos bëhej fjalë për Irina dhe Gaga që janë nën syrin vigjilent të publikut në trekëndëshin e dashurisë me Bradley Cooper.
Irina deri më tani nuk është deklaruar rreth lidhjes midis Gaga dhe Cooper, por burimet thonë se asaj i është mbushur koka nga thashethemet dhe spekulimet, dhe mezi po pret që e gjithë gjendja të marrë fund.
Shayk ka qenë pre e tradhtisë edhe gjatë lidhjes me futbollistin Cristiano Ronaldo, i cili e kishte mashtruar me disa modele të tjera dhe ata u ndanë pas pesë vjet qëndrimi në lidhje.
Ekspertët që vrojtojnë lëvizjen e trupit deklaruan se si Irina nuk mund të qëndrojë plotësisht e qetë, pasi prekjet ndërmjet Cooper dhe Gaga gjatë ndarjes së çmimeve Oscar ishin “të tepruara”.
Mediat e huaja transmetojnë se si Irina dhe Cooper janë parë në publik një ditë pas ndarjes së Oscar dhe nuk dukeshin të lumtur.



