Ironia e radhës: Albin Kurti paradite merr vendime, pasdite proteston vetë kundër tyre

Ironia e radhës: Albin Kurti paradite merr vendime, pasdite proteston vetë kundër tyre

Në rrjete sociale po vazhdojnë të ironizojnë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes dy karikaturave të reja, Kurti shfaqet si protestues edhe para shtatores së Rugovës dhe Skënderbeut, duke ju thënë shkoni tash në shtëpi.

Këto karikatura po shoqërohen edhe me një tekst përshkrues, ku thuhet se Kurti nuk e xhelozon vetëm Thaçin si figurë historike, por edhe Rugovën e Skënderbeun.

Aty thuhet se Kurti nuk mund të shkëputet nga protestat edhe nëse bëhet kryeministër. Madje, të protestojë pasdite edhe kundër vendimeve të veta që i merr paradite.

“Albin Kurti e vlerëson veten më madhështor se gjithë të tjerët. Ai nuk e xhelozon vetëm Thaçin si figurë historike, por edhe Rugovën e Skënderbeun. Kurti nuk mund të shkëputet nga protestat edhe nëse bëhet kryeministër. Madje, nuk përjashtohet mundësia që paradite të marrë vendime dhe pasdite të protestojë vetë kundër tyre. Nuk përjashtohet as mundësia që si kryeministër ta vendosë shtatoren e tij në vend të shtatores së Skënderbeut”, thuhet në tekstin shoqërues që po qarkullon me këto dy karikatura.

Shpërndaje në: