Ironizon Ermal Sadiku: Qysh ju paska kap shteti analistave edhe mediave – kena me mbet veç unë, Viktor Buzhala, Ramabaja edhe TV Istogu
Analisti Ermal Sadiku ka ironizuar pas padisë së Faton Pecit ndaj disa gazetarëve dhe shefit të UBO’s.
Sadiku përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se “Qysh ju paska kap shteti analistave edhe mediave … po get kena me mbet vec une, Viktor Buzhala, Ramabaja edhe TV Istogu”.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka paralajmëruar padi ndaj disa gazetarëve dhe shefit të UBO-s, rreth rezultateve të publikuara nga Exit-Pollet për zgjedhjet lokale, shkruan Periskopi.
Peci, i cili ishte i bindur se do të fitojë pa balotazh në Mitrovicën e Jugut, doli i zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve, ku e vendosën të dytin me vota pas kundërkandidatit të tij, Arian Tahiri nga PDK.
Sipas Pecit, personat për të cilët ka paralajmërua padi, “kanë ndërmarrë veprime të sinkronizuara – përmes shpifjeve, linçimeve, akuzave të rreme, numrave të manipuluar e duke kulmuar me publikimin e të ashtuquajturve “exit poll” të paligjshëm”. /Periskopi/



