‘Irritohen’ tifozët e Liverpoolit, u ‘prekën’ aty ku s’duhet (Video)
Kur përmendet tragjedia e ‘Hillsbrough’, tifozëve të Liverpoolit u vijnë kujtime jo të mira
Një fanellë e publikuar nga Topman dhe që kushton 20 funte i ka shqetësuar tifozët e Liverpoolit pasi besojnë që ajo ka të bëjë me tragjedinë e Hillsborough, tranmeton Periskopi.
Fanella është me të kuqe, dhe ka mbishkrimin që nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të klubit anglez.
Dizajni i kësaj fanelle ka një mbishkrim interesant që ka të bëjë me karmën, “Ajo që shkon rreth e rrotull kthehet”.
Edhe pse ky dizajn duket të jetë një referencë e këngës së Bob Marleyt të vitit 1996, tifozët e Liverpoolit nuk mbeten të impresionuar.
96 tifozë të Liverpoolit humbën jetën në vitin 1989 në stadiumin Hillsborough, aty ku ‘Të Kuqtë’ po luanin ndeshjen gjysmë-finale të FA Cup ndaj Nottingham Forest.
Disa nga shkrimet e bëra në Twitter nga tifozët e Liverpoolit rreth kësaj fanelle.
“Sigurisht, dikush me një tru duhet t’ia ketë kapur që ky dizajn të mos aprovohej para se të dilte në treg” ka thënë Tony Cowin.
“”Asgjë e mirë nuk do të dalë nga kjo për Topman,” ka thënë një tifoz tjetër. /Periskopi/



