Isa Mustafa krenohet me sportistët e Kosovës
Ai ka ka shprehur gëzimin e tij dhe mbështetjen ndaj sportistëve të Kosovës në një postim të tij në rrjetin e tij social Facebook.
Postimi i tij në Facebook:
Sa herë ndodhem në mesin e sportistëve tanë, bindem për potencialin e jashtëzakonshëm që ka Kosova te rinia e saj, e cila po arrin rezultate të mëdha sidomos në sport dhe art.
Mbrëmë, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës për sportistët më të mirë të Kosovës për vitin 2016, pata kënaqësinë të jem prezent i dhënies së çmimeve për medalisten e artë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”, xhudisten Majlinda Kelmendi, dhe fituesin e medaljes së bronztë në kampionatin botëror të karatesë, Herolind Nishevci, për trajnerin më të mirë të xhudos, Driton Kuka, si dhe çmimet speciale për kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, dhe trajneren e përfaqësueses në karate, Shqipe Zogiani.
I uroj për çmimet edhe karateistin Orges Arifi, xhudisten Distria Krasniqi dhe boksieren, Donjeta Sadiku. /Periskopi/



