Isa Mustafës i vjen ‘gjynah’ për gazetarët, gazetarja ia kthen me ironi “Falemnderit shumë se…” (Video)
Edhe Isa Mustafa, kreu i LDK-së, ka folur shkurtimisht për media pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ku u fortifikuan qëndrimet e mëhershme.
Mustafa ka deklaruar se oferta e LDK-së qëndron dhe se kjo shpreh “rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit”.
Kjo parti i la gazetarët të prisnin në të ftohtë për gati tri orë rresht. Dhe, duket se për këtë u vetëdijesua edhe kryetari i LDK-së, i cili duke ecur me bastunin e tij, u ndal dhe tha:
“Natën e mirë të gjithëve, [nuk kuptohet], ftohtë qenka po më duket,” , përcjell Periskopi.
Pas kësaj, një gazetar përgjigjet thjesht “pak” ndërsa një gazetari ia kthen me cinizëm “Falemnderit shumë se…” por megjithatë ndalet dhe nuk thotë asgjë të keqe.
Kujtojmë se Albin Kurti i Vetëvendosjes i ka vetëm edhe 13 ditë e disa orë kohë për të arritur marrëveshje me një partner koalicioni për qeverinë.
Momentin në fjalë mund ta shihni nga sekonda e 24./Periskopi
https://www.facebook.com/periskopi/videos/900714733678513/



