Isa Mustafës ia uron ditëlindjen bashkëpunëtorja e ngushtë (Foto)
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka marrë një urim special me rastin e ditëlindjes së tij.
Është shefja e stafit të kryeministrit, Vlora Dumoshi ajo e cila përmes një statusi në facebook, ia ka uruar Mustafës 66 vjetorin e lindjes, raporton Gazeta Blic.
Ajo e ka quajtur Isa Mustafën kryeministër të zhvillimit.
Shënimi i plotë:
Urimet më të përzemërta për Kryeministrin Isa Mustafa nga stafi i Zyrës.
Edhe 100 vjet të tjera, Kryeministër i zhvillimit!




