Isco: Nuk e di nëse do të luaj në finale, Zidane paguhet për të bërë formacionin

Isco: Nuk e di nëse do të luaj në finale, Zidane paguhet për të bërë formacionin

Isco ka folur në prag të ndeshje finale e cila do të luhet ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit më 26 maj

Edhe tre ditë kanë mbetur deri te finalja e madhe e këtij edicioni në Champions League, derisa mesfushori spanjoll nuk e di akoma se a do të luajë nga fillimi, shkruan Periskopi.

“Nuk e di nëse do të luaj. Këtë gjë e vendos trajneri, sepse për këtë punë paguhet”, ka thënë Isco duke qeshur.

“Nuk jam i kënaqur me kaq fitore. Ëndrra ime është të fitoj Championsin e katërt.

“E ardhmja? Jam shumë i lumtur në Madrid dhe do të gënjeja nëse do të thosha të kundërtën. Lopetegui më ka ndihmuar shumë që të rritem dhe më ka dhënë shumë besim për t’u përmirësuar,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: