Isco tallet keq me mbrojtjen e Juventusit, ja çfarë thotë

Isco tallet keq me mbrojtjen e Juventusit, ja çfarë thotë

Mesfushori spanjoll Isco Alarcon është tallur me mbrojtjen e Juventusit.

Asi madrilen ka thënë se ‘Los Blancos’ e kanë ‘dinamitin’ për të shpartalluar murin bardhezi të përbërë nga Lenardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli.

Juventus dhe Real Madrid do të takohen këtë të shtunë në Cardiff në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Juventus ka treguar tashmë se është solid në mbrojtje, por ne kemi dinamit në sulm dhe ata duhet të shqetësohen”, deklaroi Isco.

“Kemi eliminuar shumë skuadra të forta dhe e kemi merituar finalen. Jemi të motivuar pasi që mund të hyjmë në histori, si skuadra e parë që e fiton dy herë radhazi Ligën e Kampionëve”, përfundoi Isco.

Isco pritet të luajë nga fillimi i ndeshjes. /Periskopi/

Shpërndaje në: