Isco tallet me legjendën e Arsenalit, e quan kamarier
Në ndeshjen mes Granadas dhe Real Madridit, Isco u bë pjesë e një shakaje ku për cak ishte trajneri Tony Adams, që është legjendë e Arsenalit.
I pari që e pa trajnerin ishte Karim Benzema, ndërsa Isco filloi shakanë.
“Kamerier! Një Coca Cola!”, thuhet t’i ketë thënë Isco, ndësa Luka Modric dhe Toni Kroos filluan të qeshin.
Real Madridi fitoi me rezultat 4-0 dhe mbetet në rrugë të mirë për ta fituar titullin, ndërsa atmosfera në skuadër mbetet fantastike.



