Isco thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij
Isco është i lumtur te Real Madrid dhe nuk pritet që të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’
Mesfushori i Real Madridit kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, ndër më të interesuarat janë Manchester City dhe Chelsea, por ai nuk e ka në plan largimin nga ‘Los Blancos’, transmeton Periskopi.
Zidane këtë edicion nuk ka startuar në shumë ndeshje me të, Isco ka luajtur 90 minuta vetëm pesë herë gjatë këtij sezoni në La Liga.
“Unë jam i ri dhe nuk jam i kënaqur me asgjë. Dua të vazhdoj që të arrij maksimumin dhe jam në vendin e duhur për ta bërë këtë,” ka thënë 26-vjeçari. /Periskopi/



