Ish-at e derbit, ja sa lojtarë do luajnë përballë ish-skuadrave të tyre (FOTO)

Ish-at e derbit, ja sa lojtarë do luajnë përballë ish-skuadrave të tyre (FOTO)

Si në çdo derbi tjetër edhe këtë herë shumë futbollistë do luajnë përballë ish-skuadrave të tyre.

Plot pesë futbollistë kanë shijuar fanelën e dy klubeve, ndërkohë që ky derbi do të jetë shumë i veçantë për katër futbollistët e Dritës, shkruan Gazetasheshi.com.

Filonit Shaqiri, Zgjim Mustafa, Betim Haxhimusa dhe Arbër Shala do të luajnë për herë të parë ndaj ish-skuadrës së tyre Gjilanit.

Foto: Filonit Shaqiri ish-futbollisti i Gjilanit i cili kaloi te FC Drita këtë edicion

 

Foto: Zgjim Mustafa ish-futbollisti i Gjilanit i cili kaloi te FC Drita këtë edicion

Foto: Betim Haxhimusa ish-futbollisti i Gjilanit i cili kaloi te FC Drita këtë edicion

Për dallim nga Shala i cili ka vite që luan te Laçi në Shqipëri, për Shaqirin, Mustafën dhe Haxhimusën do jetë edhe më i veçantë, pasi kanë kaluar direkt te rivali i tyre.

Foto: Arbër Shala, ish-futbollisti i Gjilanit i cili kaloi te FC Drita këtë edicion

Në radhët e Gjilanit është vetëm një ish i Dritës dhe ai jo më pak për nga rëndësia. Bëhet fjalë për kapitenin e kuqebardhëve Ylber Kastrati, i cili vite më pare ishte pjesë e Dritës.

Foto: Ylber Kastrati, ish-futbollist i Dritës i cili kaloi dhjetë vite më par te SC Gjilani

Shpërndaje në: