Ish-deputeti i LDK kërkon hetim nga AKI për deklaratat e Rashiqit për tokën e Manastirit
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka kërkuar nga Prokuroria dhe AKI-ja që “të merren seriozisht” me deklarimet e Nenad Rashiqit, ministrit serb, i cili mediave serbe u tha se “falë meje dhe për shkakun tim” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bartur 24 hektarë tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit.
“Prokuroria dhe AKI duhet të merren seriozisht me deklaratat e Rashiqit. Shpresoj që kjo të mos jetë e vërtetë dhe që ai ta ketë thënë vetëm për të fituar popullaritet tek votuesit serbë. Megjithatë, gjithmonë kam pasur dyshime për burimin e kësaj marrëdhënieje kaq të mirë mes Rashiqit dhe Kurtit. Kosova nuk ka tokë për të falur”, tha Sadiku.



