Ish e dashura e Sala-s dyshon se e vranë

Ish e dashura e Sala-s dyshon se e vranë

Edhe pse që disa kohë nuk janë parë së bashku, modelja dhe ish e dashura e Emiliano Sala, Berenice Schkair, ka ndarë një mesazh interesant me të tjerët përmes rrjeteve sociale.

Pas rrëzimit tragjik ajror, ku e pësoi lojtari argjentinas, Emiliano Sala , ishi i tij, ka shkruar në rrjetet sociale se rrëzimi i avionit nuk mund të jetë rastësi.

Ndër të tjera, ajo kërkon që të hetohen faktet.

“Dua të zgjohem dhe të them se kjo është një gënjeshtër, Emiliano Sala”, shkroi ajo mbrëmë në Instagram.“Ju lutem, hetoni sepse nuk e besoj këtë aksident, mos i ndërprisni kërkimet për shkak të motit të keq”.

“Nuk mund të besoj se e ndalojnë kërkimin deri nesër, po humbasin kohë dhe nuk po hetojnë… ndihem e pafuqishme, është një makth”.

“Kërkimet duhet të vazhdojnë mos bëni lajme të rreme, sepse un shpresoj se ai është ende gjallë”.-shtoi ish e dashura e futbollisit./Periskopi/

Shpërndaje në: