Ish fituesi i Topit të Artë: Pa Wengerin kurrë nuk do t’ia dilja mbanë

Ish fituesi i Topit të Artë: Pa Wengerin kurrë nuk do t’ia dilja mbanë

Ish-sulmuesi i Monacos dhe Chelseat, në raundin e fundit zgjedhor për t’u bërë president i Liberisë, kthehet në kohë për të kujtuar Nelson Mandelan dhe ish-trajnerin e tij që e bëri lojtar të madh Arsene Wenger.

Weah ka jetuar një jetë mjaft përmbushëse, në të cilën ka arritur shumë gjëra. I vetmi lojtar që ka fituar titujt e më të mirit në Afrikë, në Evropë e në botë në vitin 1995. Ai ka një vend të sigurtë mes legjendave të futbollit evropjan.

Por kaq nuk mjafton për 51 vjeçarin, i cili mbetet si lojtari i vetëm afrikan që është votuar si lojtari më i mirë në Botë. Ai nuk është i kënaqur që të jetojë një jetë të qetë dhe të shijojë kujtimet e një karriere të jashtëzakonshme. Ai po përballet me betejën më të madhe në jetën e tij – përpjekjen 12 vjeçare për t’u bërë president i vendit të tij.

Weah do të jetë në raundin final më 26 dhjetor kundër Joseph Boakai, ish-zëvendës-presidentit aktual.

Kombi nga Afrika perëndimore ende është në një fazë kur po e merr veten nga pasojat e tmerrshme të luftës civile në vitet 90 dhe nga virusi Ebola mes viteve 2014 dhe 2016 që morën mijëra jetë njerëzish dhe që e rënduan ekonominë e brishtë.

“Dua t’i shërbej vendit tim shkaku i dashurisë që kam për të dhe dashurisë që kam për bashkëvendësit e mi,” thotë Weah. “Dua të bëhem president sepse mendoj që mund t’iu ndihmoj njerëzve nga ky pozicion.”

“Njoh shumë njerëz që pyesin pse një ish-futbollist dëshiron të mbërrijë presidencën, por nuk njoh askënd që shtron të njëjtën pyetje për avokatët apo biznesmenët,” shton ai.

Weah e mësyu presidencën edhe në vitin 2005, por humbi nga Johnson Sirleaf në balotazh.

Weah thotë që edhe Mandela i ka thënë t’i shërbejë vendit të tij. Kritikët të cilët e shihnin si mangësi mungesën e shkollimit tashmë e kanë mbyllur gojën, sepse ish-futbollisti më i mirë në botë, ka ndjekur universitetin dhe ka diplomuar për menaxhim biznesi në Universitetin e Floridas. Pastaj ka bërë edhe masterin në administratë publike në vitin 2011.

“Kur fillova të luaja futboll, kurrë nuk kam besuar se një ditë do të fitoja Topin e Artë, dhe do të bëhesha më i miri në botë. Por kisha pasion të madh për lojën dhe punoja shumë. Çdo ditë. Më mirë ishte të ushtroja se të haja ose të flija.”

“Kur shkova në Monte Carlo [për të luajtur për Monacon], nuk luajta për gjashtë muaj. Por isha i vendosur që të shfaqja talentin tim, t’iu tregoja atyre në shtëpi që mendonin se ardhja në Evropë ishte kohë e humbur, se në fakt unë isha lojtar i mirë.”

Wenger ishte asokohe trajner i Monacos. Marrëdhënja mes tyre ishte gjithçka veçse e zakontë jo. “Ai ishte baba për mua, dhe më konsideronte si djalin e tij. Ky ishte njeriu që, kur racizmi ishte në pikun e tij, më dha vetëm dashuri. Ai donte që unë të isha gati që të luaja për çdo ditë.”

“Një ditë, u lodha duke stërvitur dhe i thashë atij se më dhimbte koka. Ai më tha: “George, e di se është e zorshme por duhet të punosh shumë. Besoj që me talentin tënd, mund të bëhesh një prej lojtarëve më të mirë në botë.” Kështuqë, e dëgjova dhe vazhdova të ushtroja. Veç zotit, unë mendoj që pa Arsene-in, nuk do t’ia dilja kurrë në Evropë.”

Përktheu: Periskopi

Shpërndaje në: