Ish-futbollisti i Arsenalit do të zëvendësojë Wengerin

Ish-futbollisti i Arsenalit do të zëvendësojë Wengerin

Sipas Daily Telegraph, drejtuesit e Arsenalit tashmë e kanë gjetur zëvendësuesin adekuat për trajnerin legjendar francez Arsene Wenger.

Arsenali nuk po kalon në formë aq të mirë këtë sezon, të paktën jo nëse sezoni shihet nga perspektiva e shikuesve, që kanë pritje shumë të mëdha për klubin. Prandaj, Wenger me shumë gjasë nuk do të rrijë më gjatë në një atmosferë që po ia dëmton imazhin tash e sa kohë. Dhe veç kësaj, Arsenali nuk duket se do të rris performancën e tij në transfere – i shtrënguar nga politikat e bordit.

Mikel Arteta duket se është vendosur të jetë pasuesi i francezit. Arteta aktualisht është ndihmës i Guardiolas te Manchester City dhe mund të ndihmojë klubin të aplikojë një metodë loje të ngjashme me ‘qytetarët’ nga Manchesteri.

Sidoqoftë, zor që një trajner me përvojë do të marrë menaxhimin e një skuadre që në një anë ka pritje shumë të mëdha, e në tjetrën shpenzon në minimumin e saj – transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: