Ish-futbollisti i Flamurtarit të Prishtinës, në arrest shtëpiak!
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e arrestit për ish-portierin shkodran dhe njëkohësisht ish trajnerin e Kombëtares Shqiptare të femrave, Armir Grimën, shkruan supersport.al.
Ky i fundit u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, ku dyshohej se ishte pjesë e grupit Bajri dhe ishte përfshirë në afera të trukimit të ndeshjeve.
Fillimisht ndaj Grimës ishte dhënë masa e sigurisë arrest me burg, gjë që i kushtoi atij edhe stolin e Kombëtares së femrave, ndërsa sot masa u ndryshua në arrest shtëpie.
Armir Grima ka qenë portier i Flamurtarit të Prishtinës.




