Ish-futbollisti i Tiranës transferohet te Barcelona
Ish-futbollisti i Tiranës, Marveille Ndockyt është transferuar te Barcelona B në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
20 vjeçari erdhi në kryeqytetin e Shqipërisë në sezonin 2016/2017, pasi u transferua nga ekipi afrikan Leopards, shkruan Periskopi.
Paraqitjet e tij ishin mbresëlënëse, ani pse asokohe ishte vetëm 18 vjeçar. Ai u paraqit 29 herë me fanellën ‘bardheblu’ dhe shënoi pesë gola.

KF Tirana e shiti te Getafe para 2 vitesh për 600 mijë euro, ndërsa sot është konfirmuar se ai do të jetë pjesë e Barcelonës B.
Me paraqitjet e tij ndoshta mund ta shohim në një të ardhme të afër me fanellën e ekipit të parë katalanas. /Periskopi



