Ish-futbollisti i Juventusit dhe Barcelonës: Kjo skuadër do të kualifikohet
Të dy gjigandët e futbollit europian do të përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa italiani beson se bardhezinjtë kanë gjasa të mira të eliminojnë katalunasit.
“Juventus mund ta eliminojë Barcelonën”, deklaroi Zambrotta.
“Barcelona sot nuk është ai ekipi që ishte nën drejtimin e Pep Guardiolës. Juventus duhet ta shfrytëzojë ndeshjen e parë në shtëpi dhe mungesën e Busquets për shkak të suspendimit”, shtoi ai. /Periskopi.com



