Ish-futbollisti i Milanit transferohet në Shqipëri (Foto)

Ish-futbollisti i Milanit transferohet në Shqipëri (Foto)

I pari është mesfushori organizator Aniekan Favour. 22-vjeçari, i cili konsiderohet dhe si goditja e madhe e verilindorëve në këtë sezon futbollistik, ka qenë pjesë e skuadrës së Milanit deri në fillim të këtij sezoni, por nuk ka arritur të luajë në asnjë ndeshje.

Favour është bërë pjesë e kuqezinjve që në vitin 2012 dhe, në momentin që është bërë pjesë e ekipit të 19-vjeçarëve, është huazuar në skuadra të ndryshme jashtë Italisë dhe gjithmonë është rikthyer te kuqezinjtë.

Mësohet se drejtuesit e Kukësit kanë arritur të bindin lojtarin dhe menaxherin e tij dhe në janar ai do të jetë në vendin tonë, për të firmosur edhe zyrtarisht kontratën me klubin verilindor.

ll

Shpërndaje në: