Ish-futbollistin e ekipit shqiptar e ‘qetëson’ kjo serbe

Ish-futbollistin e ekipit shqiptar e ‘qetëson’ kjo serbe

Stefan Nikolic iu bashkua ekipit të Partizanit këtë verë, por aventura e sulmuesit serb në Shqipëri zgjati vetëm pak javë.

Ai u largua, duke mos bindur drejtuesit e kuq, ndoshta edhe prej të kaluarës problematike me jetën e natës dhe alkoolin, shkruan Panorama.

Tashmë, ai aktivizohet në Serbi tek ekipi i Radnikut, duke marrë minuta që nuk i gjeti në Tiranë, ndërsa vazhdon me një jetë të lumtur edhe jashtë fushave të blerta.

Arsyeja mban emrin Tijana, që i ka rrëmbyer zemrën Nikolicit, dhe të dy duken mjaft të lumtur.


Shpërndaje në: