Ish-gruaja e Shkëlzen Berishës: Isha e virgjër, më dhanë për burrë një të huaj… (Foto)
Sadije Berisha, ish-gruaja e Shkëlzen Berishës i cili është djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, në profilin e saj në Facebook ka publikuar foto nga martesa e saj e parë, kur ishte vetëm 20 vjeçe.
“Nëna ime vetëm më dha disa fotografi shumë të vjetra. Pas në kujtesë… Kjo është ajo foto nga një martesë tradicionale, “me shkuesi” (myslimanoshqiptare). Isha 20 vjeç, e virgjër me flokë të gjatë (nuk më lejohej t’i prisja). Flokët e mi kanë arritur deri në gjunjë në moshën 20 vjeçare.. Është fotoja e parë që kushëriri im Fadil Berisha më sh krepi.”, ka shkruar ajo.
Ajo ka shruar se ”Atë kohë m’u dha për burrë tërësisht një i huaj. Buzëqeshja në martesën tënde nuk ishte e lejuar (për nusen), por megjithatë …. në rrethana të tilla … kush do të donte?”, shkruan Sadija në këtë status.
Kujtojmë që Sadija dhe Shkelzeni janë të ndarë që prej kohësh.




