Ish kampioni i botës në boks tregon kilet e tepërta para rivalit Derek Chisora
Tyson Fury ka deklaruar përsëri gjatë kësaj jave se është duke u bërë gati që të kthehet në ring.
Ish kampioni i botës në boks nuk ka pasur ndonjë meç prej vitit 2015, kur kishte mposhtur Wladimir Klitschkon, transmeton Periskopi.
Ai prap gjatë kësaj të marte përmendi se është gati të jetë përsëri numri një i boksit.
“Tani jam mbipeshë, por i uritur si një luan. Dua që t’i rendisë të gjithë para meje dhe ti rrëzojë njëri pas tjetrit”, tha Fury.
Prej se Fury zhvilloi meçin e tij të fundit, boksieri më i mirë në kategorinë e rëndë është Anthony Joshua, me të cilin Fury shpreson që ta takojë në ring. /Periskopi











