Ish-kampioni i boksit në burg, akuzohet për ngacmim seksual ndaj minorenëve

Ish-kampioni i boksit në burg, akuzohet për ngacmim seksual ndaj minorenëve

Ish-boksieri kubanez Felix Savon, fitues i 3 medaljeve të arta olimpike në “Barcelona 1992”, “Atlanta 1996” dhe “Sydney 2000”, ka përfunduar në burg, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj minorenëve.

Lajmin e kanë konfirmuar mediet kubaneze, që konfirmojnë se 51-vjeçari ndodhet prej 24 orësh pas hekurave, pas denoncimit që kanë bërë familjarët e një fëmije 12-vjeçar.

Shteti kubanez, që gjithnjë ka mbrojtur ikonat e tij të sportit, duke mbyllur skandale të këtij lloji, këtë herë nuk ka mundur të veprojë në kohë, pasi lajmi është publikuar në disa media.

Image result for Felix Savon box

Ai ka qenë një mik i Fidel Castros, që e ka konsideruar të “pamposhtur”. Savon ka mbyllur karrierën si sportist në vitin 2001, pas dy dekadash në ring, sport që e ka praktikuar që në moshën 14-vjeçare.

Felix Savon ka qenë kampion absolut në Lojërat Olimpike në peshën e rëndë, ku fitoi 3 medalje të arta, ndërkohë që është shpallur kampion bote në këtë peshë në 6 edicione radhazi të Botërorëve (vitet 1986-1997). Ai është boksieri kubanez me më shumë fitore në arenën ndërkombëtare, me 266 fitore dhe vetëm 9 humbje./Periskopi/

Shpërndaje në: