Ish-kandidati i PDK’së për kryeministër Kadri Veseli, vazhdon të hesht

Ish-kandidati i PDK’së për kryeministër Kadri Veseli, vazhdon të hesht

Kryetari i PDK’së Kadri Veseli i cili kishte nisur fushatën për kryeministër qysh moti, me të ashtuquajturin ‘turi i dëgjimit’ deri tani nuk ka folur asgjë për koalicionin e partisë së tij me AAK’në dhë NISMA’n.

Derisa këtë e kanë bërë zyrtarë të lartë të të dyja partive, Veseli mbrëmë ka preferuar që në konferencë për media të flaës zëvendësi i tij në parti, Enver Hoxhaj.

Por si Veseli nuk ka heshtur Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë pas koalicionit të bërë mbrëmshëm ndërmjet PDK-AAK dhe NISMA.

“Të dashur qytetarë, Besimin e dhënë në luftë, e kam nderu edhe te bashkëluftetarët edhe te populli im; Besimin e dhënë nga Presidenti Rugova, e kam mbajt me nder; Me besimin e dhënë sot, do ta nderoj atdheun! Na priftë e mbara”, ka shkruar ai në “Facebook”.

 

 

Shpërndaje në: