Ish-kapitenit të Kosovës i vdes daja në aksidentin e Gjilanit: Shteti veç po rrinë t’u ba ngushëllime

Ish-kapitenit të Kosovës i vdes daja në aksidentin e Gjilanit: Shteti veç po rrinë t’u ba ngushëllime

Anel Raskaj është një nga futbollistët e parë që ka përfaqësuar Kosovën kur kjo e fundit edhe u pranua në UEFA e FIFA.

Mesfushori që luan në Suedi ka qenë edhe kapiten i ‘Dardanëve’, teksa sot ka marrë një lajm tragjik nga Kosova.

Pikërisht personi i vetëm i vdekur në aksidentin tragjik të Gjilanit ishte daja i futbollistit të mirënjohur, i cili ka kritikuar shtetin pas kësaj tragjedie, raporton Periskopi.

Përmes një postimi në Facebook, Raskaj fajtor të parë pas këtij aksidenti e vë shtetin, ndërsa shpreh ngushëllime për dajën e tij, Qerim Çoçaj. /Periskopi/

Shpërndaje në: