Ish këshilltari i Kurtit sulmon Spanjën: Është si Jugosllavia e viteve ’80
Në kohën kur kryeministri Kurti po kthen këshilltarët e tij gjatë qeverisë Kurti I, ish këshilltari Driton Tali ka bërë një postim ku përforcon konceptin e kombit sipas Lëvizjes Vetëvendosje.
Tali ka konsideruar që “Spanja është shtet i kombeve të ndryshme” duke qenë se sot Spanja luan kundër kombëtares së Kosovës.
Tali thotë se Spanja është sikur Jugosllavia e sotme.
Më tej, ai pretendon se “e tërë Spanja po vlon nga zgjimet kombëtare të popujve të saj të ndryshëm” ani pse një gjë të tillë nuk e mbështet në ndonjë provë, shkruan Periskopi.
Në fakt, historia e Spanjës është dukshëm më e ndryshme se ajo e ish Jugosllavisë dhe kjo mund të vërtetohet fare kollaj me një klikim në Internet.
Mbetet të shihet nëse Tali do të jetë sërish këshilltar politik i kryeministrit Kurti.
Ky është statusi i plotë në Facebook:
Spanjollët: komb i kombeve
Spanja është shtet i kombeve të ndryshme.
Arsyeja pse ajo sillet kështu siç po sillet me Kosovën nuk është vetëmse Katalonia por e tërë Spanja është ka vlon nga zgjimet kombëtare të popujëve të saj të ndryshëm, të cilët po e sfidojnë sovranitetin dhe hegjemoninë e shtetit spanjoll.
Me fjalë tjera Spanja e sotit është sikur Jugosllavia e 1980’ve.
Pothuajse të gjithë popujt e saj, si baskët, bersianët, katalonët, kanarianët, kantabrianët, kastelianët, andaluzianët, valencianët, aragonezët, asturianët etj, i kanë lëvizjet e tyre për pavarësi.
Veç thash t’ju kallxojë këtyre analistëve tanë dibidus që llomotisin tanë kohën nëpër medie e kurrë kurgjo nuk lexojnë.



