Ish-kryediplomati shqiptar-BE’së: Tani nxirreni nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Ish-kryediplomati shqiptar-BE’së: Tani nxirreni nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka thënë se tani BE duhet ta nxjerrë nga sirtari aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Ky reagim i Bushatit ka ardhur pasi sot është konfirmuar heqja e masave ndaj Kosovës nga Komisioni Evropian.

“Konfirmimi i sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin e Parlamentit Evropian për heqjen e masave dhe lirimin e të gjithë ndihmës financiare për Kosovën duhet të hapë një fazë të re të angazhimit produktiv: Koha për të nxjerrë ngq sirtari aplikimin e Kosobës anëtarësim “, ka shkruar Bushati.

 

Shpërndaje në: