Ish-kryeministrja e Bangladeshit, dënohet me vdekje

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, dënohet me vdekje

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, është dënuar me vdekje për krime kundër njerëzimit.

Një gjykatë në Daka e shpalli 78-vjeçaren fajtor të hënën për shtypjen e dhunshme të protestave masive të vitit të kaluar.

Hasina, e cila sundoi Bangladeshin me grusht të hekurt për 15 vjet, iku në Indi pas protestave.

Protestat përfunduan me arratisjen e Hasinës në Indi, ku jeton që atëherë.

Ajo u gjykua në mungesë nga një gjykatë e posaçme.

Midis të pandehurve, vetëm ish-shefi i policisë Abdullah al-Mamun ishte i pranishëm në shpalljen e dënimit.

Shpërndaje në: