Ish kryetari jugosllav dënohet me 3.8 vjet burg

Ish kryetari jugosllav dënohet me 3.8 vjet burg

Ish zyrtari i lartë i partisë udhëheqëse DPS dhe presidenti i dikurshëm i Bashkimit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi – Svetozar Maroviq, është dënuar me tre vjet e dhjetë muaj burgim për shkak të korrupsionit, bëjnë të ditur autoritetet gjyqësore malazeze, raporton tvmost, transmeton Klan Kosova.

61-vjeçari Mavroviq po ashtu do të duhet të paguajë edhe 1.1 milionë euro dëmshpërblim, ndërsa për qëllime humanitare do t’i jep edhe 100 mijë euro. Ky dënim erdhi pasi ai e pranoi fajësinë dhe e arriti marrëveshjen me prokurorinë.

Maroviq u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Malit të Zi. Ai ka pranuar se e ka përdorur  pushtetin politik për blerjen e terrenit në Budva, e cila është qendra kryesore e turizmit të Malit te Zi, përmes djalit të tij Millosh.

Për këtë çështje është arrestuar edhe ky i fundit, vëllai Dragan dhe kushërira Mirjana, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes, mes tyre edhe vajza Milena janë nën hetime.

Maroviq një kohë të gjatë ka qenë ideolog kryesor i partisë së Gjukanoviqit, dhe nga viti 2003 e deri më 2006, ka qenë kryetar i Unionit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi.

Shpërndaje në: