Ish legjenda e Juventusit për Edon Zhegrovën: Nuk është i aftë për këtë nivel

Ish legjenda e Juventusit për Edon Zhegrovën: Nuk është i aftë për këtë nivel

Ish-lojtari i Juventusit dhe një nga legjendat e Serie A, Massimo Maura ka shënjestruar Edon Zhegrovën duke pohuar se anësori “nuk është i aftë fizikisht” për nivel të lartë futbollit.

Zhegrova mbërriti te Juventus-i në verë, pasi kishte gati një vit jashtë fushave për shkak dëmtimi. Dhe, ai ende nuk e ka arritur formën optimale në Torino.

Mes shqetësimeve të vazhdueshme fizike, Zhegrova ende nuk është vendosur plotësisht në ekipin e Juventusit.

Dhe, pavarësisht cilësive të tij të larta teknike, tani janë ngritur dyshime serioze për cilësitë e tij fizike. Mauro është më i fundit që ka folur për këtë çështje.

“Do të doja gjithashtu të komentoja për Zhegrovën: ai është teknikisht i mirë, por nuk është fizikisht i aftë”, thekson ish-anësori.

“Po flasim për nivelet më të larta të futbollit profesional këtu; kontrollet mjekësore janë gjithashtu të rëndësishme për të vlerësuar nivelin atletik të lojtarëve”, theksoi ai.

Për shkak të shqetësimeve fizike, Zhegrova nuk ka qenë rregullisht në ekipin e Juventus-it. Edhe minutat e lojës i ka me pikatore.

26-vjeçari është paraqitur në tetë ndeshje këtë sezon, por në total ka arritur vetëm 100 minuta. Asnjë gol, asnjë asist dhe asnjë ndeshje si titullar.

Megjithatë, Edoni do të ketë mundësinë të tregojë veten në përballjen e kësaj të mërkure në UEFA Champions League ndaj Pafos-it. Trajneri i Juventus-it, Luciano Spalletti tha në konferencën para ndeshjes se Zhegrova do të luajë titullar përballë qipriotëve.

Shpërndaje në: