Ish-legjenda e Napolit nënçmon keq Hysajn
Elseid Hysaj ka qenë një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Napolit, ndërsa me mbërritjen e trajnerit Carlo Ancelotti në skuadër mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka hasur disa probleme.
Lojtari ka bërë disa paraqitje për të cilat ka marrë kritika të vazhdueshme dhe tashmë është ish-kapiteni i skuadrës së Napolit, Francesco Montervino i cili është shprehur:

“Hysaj është një lojtar i mirë, por vetëm një budalla do të paguante klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh. De Laurentiis shpreson që të ndodhë. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë Napoli të madh”.
”Ofertat e klubeve të mëdha për të cilat flet menaxheri i tij nuk ekzistojnë. Tre milion euro rrogë? Mua më duken të tepruara, si mbrojtës krahu që është fiton shumë edhe kaq sa ka”, vlerëson Montervino./Periskopi/



