Ish-lojtari Chelseat: Shiteni Hazardin, bleni tre lojtarë tjerë!
Marcel Desailly, ish-lojtar i Chelseat ka thënë se klubi nga Londra duhet ta shesë Eden Hazardin dhe të transferojë në skuadër tre lojtarë tjerë
Chelsea po kalon një sezon zhgënjyes dhe rrezikon që në edicionin e ardhshëm të mos jetë pjesë e Champions League, transmeton Periksopi.
Ndërsa gjithashtu gjatë verës mund ta humbasin yllin e skuadrës, belgun, Eden Hazard.
“Abramovich është pasionant dhe do të jetë i zhgënjyer në fund nëse Chelsea nuk do të kualifikohet në Champions League, por ata përsëri do të jenë në gjendje që të sjellin lojtarë të mëdhenj në skuadër,” ka thënë ish-lojtari i Chelseat, Desailly.
“Nëse nesër shesin Hazardin, ju mund të bleni tre lojtarë tjerë të mirë,”./Periskopi/



