Ish-lojtari i Barcelonës tregon rrëfimin tronditës: Nuk më dhanë shtëpi, flija në qendrën stërvitore

Ish-lojtari i Barcelonës tregon rrëfimin tronditës: Nuk më dhanë shtëpi, flija në qendrën stërvitore

Alex Song ka rrëfyer tmerrin që kishte përjetuar në Rusi te skuadra e Rubin Kazanit, para se të largohet në Zvicër.

Alex Song, ish-lojtari i Barcelonës dhe Arsenalit, nuk ka përjetuar aventurë të mirë në kampionatin rus te klubi i Rubin Kazanit.

Mesfushori nga Kameruni tani është pjesë e Sionit në Zvicër, por nuk ka harruar tmerrin që ka përjetuar në Rusi.

“Nuk mund t’u tregoja njerëzve se nuk ishte mirë, më duhej të thosha se gjithçka ishte në rregull, sepse nuk doja që ata të shqetësoheshin. Duhet të isha pozitiv dhe të mos i bëja njerëzit e tjerë të ndihen keq, veçanërisht gruaja ime dhe dy djemtë në Londër”, ka thënë Song.

“Kur nënshkruam së pari, më thanë se do të më jepnin një shtëpi. Por shkoi një muaj, dy muaj, gjashtë muaj dhe nuk kisha një shtëpi. Pastaj më çuan nga hoteli në një dhomë në fushën e stërvitjes dhe më duhej të jetoja aty dhe kjo ndodhi tre muaj pasi shkova në Kazan”.

“Ata më thoshin se duhej të prisja që shtëpia të mbaronte, por një ditë fola me një grua që kishte për qëllim projektimin e shtëpive dhe më tha se askush nga klubi nuk e kishte kontaktuar”, shtoi ai.

“Fusha e trajnimit ishte në rregull, por nuk është si kur jeton në shtëpi. Ishte edhe më keq se në hotel. Dhoma ime në fushën e treningut ishte e mirë edhe pajisjet ishin të mira, por nuk është mirë për një futbollist. Nuk mund të relaksohesh”.

Image result for alex song rubin kazan

”Të gjithë ose kishin një shtëpi ose u larguan nga klubi. E kaloja kohën i ulur në dhomën time dhe kurrë nuk i ndezja dritat…. ulesha i vetëm në kompjuterin tim, pa TV, sepse nuk kuptoja asgjë nga televizionet ruse. E gjithë jeta ime ishte vetëm kompjuter dhe telefon, dhe kjo nuk ishte e shëndetshme”.

“Për të qenë i sinqertë, nuk e di pse nuk i kam ndezur dritat. Ato punonin, por unë mendoj se ndjehesha i përulët dhe i vetëm për atë qëndroja ashtu”, theksoi mes tjerash njeriu që e veshi fanellë e Barcelonës dhe ndau fushën dhe gjithçka me Lionel Messin në 65 ndeshje, i cili shënoi edhe një gol, sa për ta mbajtur mend gjatë gjithë jetës se ka luajtur për një klub historik.

Related image

31-vjeçari pjesën më të madhe të karrierën e ka kaluar te Arsenali. Ai e veshi pë 7 sezone fanellën e Topçinjve, duke bërë 215 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka realizuar edhe 10 gola.

Song ka luajtur dy sezone i huazuar edhe për klube si Charlon Athletic dhe West Ham United, derisa para se të shkojë te Arsenali në vitin 2005, një sezon e ka veshur edhe fanellën e klubit të Bastias në Ligue 1 në Francë./Periskopi/

Shpërndaje në: