Ish-lojtari i Barcelonës: Vetëm këta dy lojtarë mund ta zëvëndësojnë Ronaldon
Ish-lojtari i Barcelonës, që shpenzoi tre vite në Camp Nou, Ludovic Giuly ka deklaruar se Real Madrid nuk do ishte në këtë krizë nëse gjatë merkatos do nënshkruanin me Eden Hazard ose Kylian Mbappe.
Largimi i Cristiano Ronaldos ka lënë zbrazëti të madhe tek ‘Los Blancos’, teksa ish-lojtari i kombëtares franceze beson se Hazard ose Mbappe do të ishin zëvëndësuesit prefekt për portugezin, shkruan Periskopi.

”Real Madrid janë duke vuajtur pak. Ronaldo është një ndihmë shumë e madhe për Juven, sepse ai është një lojtar i madh, një profesionist i madh “, tha ai për Omnisport.
”Ju humbni trajnerin tuaj [Zinedine Zidane] i cili fitoi tre Champions Leagues rresht. Ju humbni lojtarin tuaj më të mirë dhe më të rëndësishëm. Ka cikle në jetë. Nganjëherë është e vështirë të zëvendësohet”.
”Reali nuk e ka atë lojtar, si Ronaldo, këtë sezon. Ata nuk e zëvendësuan atë. Ky lojtar mund të ketë qenë Hazard ose Mbappe. Dhe ju mund ta ndjeni atë tani”, deklaroi 42-vjeçari./Periskopi/



