Ish-lojtari i Juventusit e Dukagjinit që stërviti me Cristiano Ronaldon, tash punon në ndërtimari
26-vjeçari, Çendrim Kameraj, normalisht tash do të ishte në pikun e karrierës së tij, mirëpo ai ka tashmë një vit që është pensionuar.
I lindur në Luzern, Kameraj ishte pjesë e grupmoshave të kombëtares së Zvicrës, derisa u paraqit me një ndeshje edhe te Kosova U21.
Kameraj kaloi te Juventusi nga Luzerni në vitin 2017, derisa në Itali luajti deri më 2019. Ai u paraqit në 18 ndeshje me ekipin e të rinjëve të klubit italian, duke shënuar edhe dy gola.
Gjatë kohës te “Zonja e Vjetër”, Kameraj pati mundësinë të stërvitet me superyjet e futbollit, duke nisur nga Cristiano Ronaldo e deri te Paulo Dybala, e shumë të tjerë.
Megjithatë, ëndrra e tij mbeti në gjysmë, si pasojë e lëndimeve të shumta.
E, kështu, ai u detyrua ta lë futbollin, duke nisur një karrierë tjetër.
Ai tashmë po punon në ndërtimtari, duke fituar para me nder.
Ai bën me dije se nuk turpërohet nga jeta e re e tij.
“Nuk kemi lindur të gjithë nën yllin e njëjtë”, tha ai për “Slobodna Dalmacija”.
Kameraj në sezonin 2022/23 luajti për Dukagjinin në futbollin e Kosovës, mirëpo fatkeqësisht, edhe këtu lëndimet e munduan.
Kameraj u pensionua zyrtarisht më 1 korrik të vitit 2024.



