Ish-lojtari i Liverpoolit e kritikon Shaqirin: Ai ishte fajtori kryesor pse Stoke ra nga Premier League

Ish-lojtari i Liverpoolit e kritikon Shaqirin: Ai ishte fajtori kryesor pse Stoke ra nga Premier League

Charlie Adam e ka fajësuar Xherdan Shaqirin për rënien e Stoke Cityt nga Premier League

Charlie Adam e kishte Xherdan Shaqirin bashkëlojtar për tri vite te Stoke City, ndërsa në të kaluarën mesfushori skocez ishte edhe pjesë e Liverpoolit, shkruan Periskopi.

Image result for charlie adam liverpool

Adam më herët kishte thënë se ”të ashtuquajturit lojtarët e mëdhenj” te Stoke nuk bënë sa duhet për të ndihmuar klubin të mos binte në Championship – dhe tani ai ka pranuar se ishte pikërisht Shaqiri ai që iu referua me këto fjalë

Image result for charlie adam and xherdan shaqiri

”Ai ishte ai një prej tyre? Oh, definitivisht,” tha Adam për ”talkSPORT.”

”Kur gjërat nuk janë mirë ju shikoni lojtarët e mëdhenj, dëshironi që lojtarët e mëdhenj të sjellin magji në një moment të sezonit, dhe me kohë ne ndjemë se të ashtuquajturit lojtarët e mëdhenj në skuadër asnjëherë nuk u ndezën për ne dhe nuk performuan kurrë.

”Po, të gjithë të tjerët mund të ndihmonin, por për të gjitha lavdatat si lojtar të mëdhenj që po vinin nga antarë të stafit të menaxhmentit sezonin e kaluar – ata nuk po dhuronin.

”Por, dëgjoni, ai ka shkuar tani. Ne vazhdojmë dhe shikojmë të ardhmen. E ardhmja për ne për momentin është në Championship,”.

Shaqiri u transferua te Liverpool për shumën prej 13.5 milionë euro, ndërsa ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga ‘Anfield’. /Periskopi/

Shpërndaje në: