Ish-lojtari i Ukrainës: Nëse s’e mposhtim Kosovën, lëreni futbollin

Ish-lojtari i Ukrainës: Nëse s’e mposhtim Kosovën, lëreni futbollin

Në formë shakaje ai ka thënë se në rast se Ukraina nuk e mposhtë Kosovën në ndeshjen e nesërme, atëherë ata duhet ta lënë futbollin.

“Mendoj se nëse skuadra jonë nuk e mposhtë Kosovën, duhet ta lënë futbollin e të merren me bobslej (qesh). Pa dashur ta paragjykoj kundërshtarin, por nëse nuk arrijmë ta mposhtim, do të na mbetet barrë për një kohë të gjatë”, tha ai.

“Është e qartë se Kosova është një ekip krejtësisht i ri i cili po ndërtohet pak-nga-pak. Ky është ekipi që autoritetet e futbollit i dhanë leje për të luajtur në Botëror në momentin e fundit. Ky është ekip me mentalitet ballkanik. E njoh një lojtar të fortë të tyre, Milot Rashicën: ai luan në kampionatin holandez, për skuadrën Vitesse. Të gjithë në Kosovë po duan të luajnë si ai”.

Kosova luan nesër ndaj Ukrainës me fillim nga ora 18:00. /Periskopi.com

Shpërndaje në: