Ish-lojtari më i mirë në Kosovë i rikthehet futbollit në moshën 43 vjeçare
Haxhi Zeka është rikthyer për të luajtur me Besën e Pejës
Besa u mposhtë nga Flamurtari me rezultat 4:0, derisa rrezikon rënien nga Vala Superliga, transmeton Periskopi.
E veçanta e këtij takimi ishte rikthimi i Haxhi Zekës në fushën e futbollit në moshën 43 vjeçare.
Zeka u fut në lojë në minutën e 54-të, por nuk arriti që ta shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.
Me të hyrë në fushë Kasapi, kapiteni aktual i Besës ia dorzoi shiritin Zekës. /Periskopi/



