Ish-luftëtari i UÇK-së në Tiranë: Spiunët shqiptarë i çuan ish-komandantët në Hagë
Ish-luftëtari i UÇK-së Abdulla Veseli nga sheshi Skënderbej në Tiranë, ku ka mbërritur për të mbështetur luftën e UÇK-së ngriti akuza ndaj shqiptarëve që sipas tij kanë spiunuar dhe kanë çuar në Hagë 4 ish-komandantët e UÇK-së.
“Kam qenë edhe në Hagë dhe do jem në krah të mbrojtjes së lirisë së pastër. Ne nuk kemi bërë krime kemi luftuar për çlirimin e Kosovës dhe krerët e UCK që janë në Hagë janë të pafajshëm. Por një pyetje kam për popullin shqiptar e kam dyshime se spiunët shqiptarët i kanë çuar në Hagë. Aktakuzat nuk qëndrojnë janë nga Rusia e Serbia nuk ka shqiptar që ka bërë krime në popullin serb e kosovar. Ne nuk kemi bërë krime, krime e masakra kanë bërë serbët”, tha Veseli për A2 CNN.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen dhe të luftojmë për liri.
“Shqiptarët të bashkohen, të jemi një dhe të luftojmë për liri se boll kemi qenë të shtypur dhe të bëhemi një dhe të jemi më të fortë”, shtoi ai.



