Ish-ministrat e Kulturës, Haraçija e Beqiri dënohen me nga 1 vit burgim me kusht
Përveç Haraçisë dhe Beqirit, gjykata i ka shpallur fajtor edhe dy të akuzuarit e tjerë, aktorin Armond Morina dhe Nehat Fejzën të cilët po ashtu janë dënuar me nga 1 vit burgim me kusht, transmeton zeri.info.
Haraçija dhe Beqiri u shpallën fajtorë për përgjegjësinë që kishin si ministra për ndarjen e 100.000 eurove për kompaninë e Armond Morinës, “Morina Films” që kishte premtuar realizimin e filmit të quajtur “Mysafir në sofër”, e që nuk ishte realizuar asnjëherë.



