Ish ministri i koalicionit LDK-PDK nuk e mohon koalicionin përsëri me PDK
Anëtari i kryesisë së LDK, Arban Abrashi në një intervistë në televizionin Klan Kosova, ka folur rreth një koalicioni të mundshëm me PDK dhe partitë tjera.
I pyetur se a ekziston mundësia e bërjes së koalicionit përsëri me PDK, Abrashi as nuk e ka mohuar e as pohuar.
“Çmimi i këtij koalicioni do të ishte i lartë dhe besoj se ne do të dalim si partia e parë në zgjedhje” tha ish ministri Arban Abrashi, përcjell Periskopi.



